
Sylvinho dhe vajza e tij
SPANJË- Fitorja e mbrëmshme ndaj Moldavisë jo vetëm që i dha Shqipërisë për të dytën herë "biletën" për të udhëtuar drejt Gjermanisë për Kampionatin Europian, "Euro 2024" por dhe ngriti peshë zemrat e shqiptarëve. Bashkë me tifozët shqiptarë, për kualifikimin e kombëtares tonë ka festuar edhe vajza e Sylvinho. Tati ka shpërthyer në lot nga emocionet për arritjen e madhe të Kombëtares sonë, e duket se qenka një tifoze e zjarrtë.
“Dhe unë jam duke qarë në një lokal”,- i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si e ka përjetuar kualifikimin e kombëtares sonë, por sigurisht edhe arritjen e babait të saj.
Poll