Qytetërim

Kadare në Panairin e Librit: Nuk ka jetë pa brenga

Kadare u shpreh se ndjehet i gëzuar që sheh gjithnjë lexues pranë tij, e veçanërisht lexuesin kosovar. 

k.m.
Kadare në Panairin e Librit: Nuk ka jetë pa brenga
Ismail Kadare

TIRANË-Lexuesve të Panairit të librit u është bashkuar edhe shkrimtari Ismail Kadare. I shoqëruar nga bashkëshortja, Kadare gjithashtu këtë vit kremton dhe 7 dekada krijimtari. Të shumtë ishin ata që mezi prisnin të takoheshin dhe të merrnin një autograf nga shkrimtari që ka qenë dhjetëra herë kandidat për çmimin Nobel e disa herë shumë pranë rrëmbimit të tij.

I pyetur nga gazetarët, Kadare u shpreh se ndjehet i gëzuar që sheh gjithnjë lexues pranë tij, e veçanërisht lexuesin kosovar.  

“Jeta është një ëndërr e bukur që ka ushqyer Letërsinë dhe jam i gëzuar që e kam jetuar jetën, nuk ka jetë pa brenga. ”-tha Kadare.

Po ashtu dutën e sotme në Panairin e librit u ndanë çmimet e këtij edicioni të 26-të. Vepra më e mirë studimore u shpall ajo e  Thomas Frashëri, me “Frashëri i shquar, i panjohur” ndërsa përkthimi më i mirë nga frëngjishtja këtë vit shkoi për Diana Çulin, për  veprën “Të pandarat”.

Poll

MOS HUMB