
KOSOVË- Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur sot drejt Qipros, ku nesër në orën 18:00 do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Pas humbjes 0-3 në shtëpi kundër Rumanisë, situata në kampin e Kosovës është tensionuar, edhe pas situatës ku u përjashtuan e tre lojtarëve kryesorë. Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë lënë jashtë skuadrës për shkak të shkeljeve disiplinore gjatë grumbullimit.
Raportet tregojnë se lojtarët kanë qëndruar deri vonë në klubet e natës, ndërsa në rrjet thuhet se Muric ka tentuar të fusë femra në hotel, veprim që është ndaluar nga sigurimi. Këto zhvillime vijnë në një moment kritik për Kosovën, e cila ka nevojë për pikë në Ligën e Kombeve./ ZËRI