Qytetërim

Krijesa e çuditshme ka mahnitur njerëzit, zbulohen sekretet e saj

Sirena nga Fixhi është e përbërë nga tre kafshë të ndryshme. Krijesa ka kokën dhe kraharorin e majmunit, gjymtyrët si të aligatorit dhe bishtin si të peshkut.

D.XH
Krijesa e çuditshme ka mahnitur njerëzit, zbulohen sekretet e saj
Sirena nga Fixhi

SHBA- Një krijesë e çuditshme ka magjepsur vizitorët në Qendrën e Trashëgimisë së Qarkut Clark që nga viti 1906, kur u soll nga Japonia dhe iu dhurua muzeut në Springfield.

Një mumje e çuditshme, me dhëmbë të vegjël, që janë të dukshëm në fytyrë, ndërsa trupi i ngjan majmunit dhe peshkut, duke përfshirë kthetra të mprehta. Kjo është “Sirena nga Fixhi”!

Krijesa u soll nga një marinar amerikan dhe u dhurua për një muze. Tani shkencëtarët në Universitetin e Kentakit Verior duan të zbulojnë sekretet e saj. Tashmë janë bërë skanimet CT dhe rrezet X, raporton Daily Mail.

“Duket si një kombinim i tre llojeve të ndryshme të kafshëve. Kemi kokën dhe kraharorin e një majmuni, gjymtyrë që i ngjajnë aligatorit, krokodilit apo hardhucës dhe së fundi, bishtin e peshkut”, tha radiologu Joseph Kress.

Historiani shpjegon se krijesa e mumifikuar mund të datojë në vitet 1870, ndërsa të dhënat tregojnë se personi që e ka dorëzuar mumjen ka shërbyer në Marinën e SHBA. Ai besohet se e ka marrë atë në Japoni.

Krijesa mund t’i jetë dhuruar marinarit amerikan si një dhuratë. Sipas legjendave japoneze, kushdo që ha mishin e sirenave, bëhet i pavdekshëm. Të dhëna të tjera janë duke u analizuar, për të zbuluar sekretin e plotë të ‘sirenës nga Fixhi’./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB