Qytetërim

Kush e fiton "Euro 2024"? Kompjuteri bën përllogaritjet, Shqipëria s'ka shanse, lë pas vetëm Gjeorgjinë

Skuadrat e forta të kompeticionit, Gjermania, Spanja, Italia, Anglia, Franca, Holanda dhe Portugalia bënë "detyrën" duke fituar ndeshjet e para në grup.

k.m.
Kush e fiton "Euro 2024"? Kompjuteri bën përllogaritjet,
Foto ilustruese

GJERMANI- Kampionati Europian i Futbollit ka nisur prej thuajse një jave dhe të gjithë apasionuarit pas këtij sporti janë gozhduar para televizionit për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës. Skuadrat e forta të kompeticionit, Gjermania, Spanja, Italia, Anglia, Franca, Holanda dhe Portugalia bënë "detyrën" duke fituar ndeshjet e para në grup. Madje mikpritësit e këtij turneu, Gjermania, siguruan kualifikimin për në raundin tjetër. 

Por ka ende kohë për t'u njohur me fituesin absolut të këtij turneu. Një parashikim e ka bërë superkompjuteri "BETSiE" i Bettingexpert që rendin Anglinë si favorite kryesore, pavarësisht performancës së saj jo bindëse kundër Serbisë. Sipas kompjuterit, lojtarët e Southgate kanë 20.97% shanse për të fituar trofeun prestigjioz.

Kush e fiton "Euro 2024"? Kompjuteri bën përllogaritjet,

Kush e fiton "Euro 2024"? Kompjuteri bën përllogaritjet,

Nga ana tjetër, për Shqipërinë, nuk ka ndonjë përllogaritje mbreslënëse. Duke marrë parasysh që ende nuk dihet nëse kuqezinjtë kalojnë apo jo grupin, edhe për fitoren shifrat nuk janë pro nesh. Shqipëria listohet e parafundit, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë, me 0.01% shanse që të fitojë Kupën Europiane. Gjeorgjia nga ana tjetër, shanset i ka 0./ZËRI

Poll

MOS HUMB