Qytetërim

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin Rossdale dhe kitaristit të Korn?

Këngëtarja u transferua në SHBA në vitin 1996 pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi llotarinë amerikane.

f.t
Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin
Gavin Rossdale, Xhoana Xheneti, Evis Xheneti dhe James Shaffer

SHBA- E dashura e re e Gavin Rossdale, Xhoana Xheneti ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike të saj me ish-partneren e këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2002 deri në 2016. Kur çifti u nda, u përfol se Rossdale e tradhtoi Stefani me dadon e fëmijëve. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës.

Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re se si Stefani edhe bukuroshja me origjinë shqiptare mbajnë flokë të gjata bionde dhe zgjedhin buzëkuq me ngjyra të ndezura. Të dyja i mbajnë flokët në të njëjtin stil, por edhe kanë shije të ngjashme sa i përket stilit të veshjes. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës. Këngëtarja u transferua në SHBA në vitin 1996 pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi llotarinë amerikane.

Xhoana Xheneti ka lindur në Tiranë dhe është këngëtare. Në një intervistë në vitin 2021, ajo u shpreh: “Pra, unë kam lindur në Tiranë, Shqipëri. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe unë jam rritur në një vend post komunist. Kur isha e vogël, mund të shihja më në fund ca kanale të vendeve të tjera, si MTV dhe gjëra të ndryshme. Ndërsa, gjenerata e prindërve të mi jetonin në një regjim komunist dhe s’mund të bënin asgjë nga këto”, tha Xhoana.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin
Xhoana Xheneti dhe Gavin Rossdale

Por jo vetëm Xhoana ka fituar zemrën një muzikanti, pasi edhe motra e saj Evis Xheneti është partnerja e kitaristit të bendit “Korn”, James Shaffer (që njihet me emrin “Munky”). Dyshja u fejuan në maj të vitit 2021 dhe asakohe Xheneti zbuloi se rokeri  i dhuroi asaj një unazë 6-karat me diamante. Më pas ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Kush janë dy motrat nga Tirana që u kanë vjedhur zemrat Gavin
Evis Xheneti dhe James Shaffer
Poll

MOS HUMB