Qytetërim

La lojën e "BBV" pasi Meritoni i shpëtoi eliminimit, vjen reagimi i parë i Fation Kuqarrit

Dje ai la lojën, pasi Meritoni i shpëtoi eliminimit, me të cilin ditët e fundit pati përplasje të ashpra.

a.l
La lojën e "BBV" pasi Meritoni i shpëtoi eliminimit, vjen
Fation Kuqarri

TIRANË- Fation Kuqarri ishte një nga banorët më simpatikë të "BBV". Të paktën këtë gjë kanë shprehur banorët e tjerë për të gjatë kohës që ai ishte në shtëpinë më të famshme. Dje ai la lojën, pasi Meritoni i shpëtoi eliminimit, me të cilin ditët e fundit pati përplasje të ashpra.

Fationi disa herë i kishte tërhequr vëmendjen që të sillej mirë me vajzat e shtëpisë dhe të mos i ofendonte, për këtë ish-banori ishte i bindur se do të eliminohej por nuk ndodhi kështu. Ndërkohë ditën e sotme, Kuqarri ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale.

“Faleminderit për të gjitha, Mirënjohës!!”, ka shkruar ai bashkëngjitur me një fotot të tij të shkëputur nga rrugëtimi i tij në shtëpinë e BB VIP.

 

La lojën e "BBV" pasi Meritoni i shpëtoi eliminimit, vjen
postimi

Gjithashtu ai ka postuar edhe një video në “Instastory”, ku pasi ka falënderuar fansat, u ka bërë thirrje që të shohin “Fan Club” pasi do të jetë aty./ZËRI

Poll

MOS HUMB