
ITALI- Lacioja e drejtuar nga trajneri Marko Baroni, nuk diti ta ruajë mbrëmë avantazhin me golin e Marushiçit në pjesën e dytë ndaj Torinos. Torinoja barazoi tetë minuta pranë fundit me Ginetis, i ardhur nga stoli.
Skuadra kryeqytetase nuk ia doli ta kontrollojë lojën e djeshme, edhe pse në tërësi u duk më këmbëngulëse, pas dhe përpara golit. Për lacialët dje mungonin Arijon Ibrahimoviçi, Patris Gabarroni, Valentin Kastejanosi, të tre për dëmtime, si edhe Vesino i skualifikuar për pesë kartonë të verdhë.
Gara për një vend në zonën e Evropës, me barazimin e Lacios, u ngushtua së tepërmi. Lacio dhe Roma janë me pikë të barabarta në vendin e gjashtë, vend që e mban Roma me goalavarazh, 52 pikë. Menjëherë, një pikë më pas, vjen Milani. Katër pikë pas tyre renditet Fiorentina. Në lojë janë edhe tetë ndeshje, 24 pikë.
Ndër të gjitha skuadrat, Lacioja ka një kalendar shumë më të vështirë: javën e ardhshme udhëton për të sfiduar Atalantën, pastaj çel siparin çerekfinalja e Ligës së Evropës, në mesin e dy ndeshjeve evropiane lacialët do të përballen në derbi me Romën. Dy ndeshje nga fundi dhe ndeshjen e parafundit në kampionat e ka me Interin dhe Juventusin./ZËRI