Qytetërim

Larg drogës dhe alkoolit, Elton John: 34 vjet i pastër dhe i matur

Këngëtari legjendar ndau me ndjekësit e tij në Instagram këtë moment historik. 

f.t
Larg drogës dhe alkoolit, Elton John: 34 vjet i pastër dhe i matur
Elton John 

BRITANI E MADHE- Legjenda e muzikës Elton John festoi 34-vjetorin e shërimit të tij nga alkooli dhe droga. Këngëtari legjendar ndau me ndjekësit e tij në Instagram këtë moment historik. 

Ylli i “Rocket Man” u shpreh: 34 vjet i pastër dhe i matur. Jeta ime nuk ka qenë kurrë më e mirë. Me dashuri, Elton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elton John (@eltonjohn)

Së fundmi Elton ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB