Qytetërim

Ledjona eleminohet nga Big Brother, ‘çudit’ me emrin që zgjedh si fitues

Rrugëtimi i Ledjonës zgjati më shumë se dy muaj, ndërsa shpesh emri i saj përmendej dhe si një finaliste e mundshme

E.K
Ledjona eleminohet nga Big Brother, ‘çudit’ me emrin që
ledjona

TIRANË- Ledjona Xheladinaj ishte banorja që u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother, rreth dy javë pasi ishte në mesin e 3 lojtarëve më të preferuar brenda shtëpisë.

Teksa mbeti me Ilnisën ‘kokë më kokë’, Ledjona la në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Ledjona kishte një biletë kthimi por e pafat, e teksa u pyet në studio se cilin prej banorëve e sheh si fitues, ajo u shpreh ‘Egla’.

Kjo përgjigje e saj ishte disi surprizuese, për shkak se brenda shtëpisë Ledjona shihej si një person shumë i afërt me Julin, por edhe me Erjolën, megjithatë sipas saj këtë vit spektakli duhet të fitohet nga një vajzë.

“Mësova të njoh veten, mësova shumë, durim, tension, të jetosh me njerëz të panjohur. E ndjeja që do të isha unë ajo që do dilja. Avantazhi i Ilnisës ishte romanca, nuk më pëlqenin që më thoshin nën hijen e Julit, por edhe të largohesha nga Juli dhe Erjola nuk largohesh dot”, tha Ledjona pas eleminimit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB