Qytetërim

"Luftëtari shqiptar" blihet për 350.000 euro nga Serbia

Piktura është blerë sot në ankandin e shtëpisë “Sotheby’s” nga Londra për 240.000 paund (275.000 euro) nga Muzeu i Qytetit të Beogradit, i cili ruan veprat dhe trashëgiminë e artistit.

k.m.
"Luftëtari shqiptar" blihet për 350.000 euro nga Serbia
"Luftëtari shqiptar"

BRITANI E MADHE- Kryevepra e Paja Jovanoviçit, Pushimet e Bashibozukut, do të kthehet në Serbi! Piktura është blerë sot në ankandin e shtëpisë “Sotheby’s” nga Londra për 240.000 paund (275.000 euro) nga Muzeu i Qytetit të Beogradit, i cili ruan veprat dhe trashëgiminë e artistit. Kësaj shifre i shtohet edhe taksa, ndaj çmimi i saj total do të jetë 304,800 paund (rreth 350,000 euro).

"Luftëtari shqiptar" blihet për 350.000 euro nga Serbia
"Luftëtari shqiptar"

"Luftëtari shqiptar" ka shumë ngjarë të jetë kapur në afërsi të Shkodrës, pasi në telajo shfaqet një luftëtar tipik shqiptar i shekullit të 19-të, i cili në momentet e pushimit konsumon çaj, kafe dhe nargjile.

Ai ka fizionomi mahnitëse, tipare të mprehta të fytyrës, kostum ushtarak dhe pushkë tipike shqiptare. Kjo pikturë mund të jetë pikturuar në mesin e viteve 80 të shek. shekulli XIX kur Jovanoviçi qëndronte në zonën e Shkodrës në veri të Shqipërisë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB