
BRITANI E MADHE- Shefi i njohur i kuzhinës Gordon Ramsay ka mirëpritur fëmijën e tij të gjashtë me gruan 49-vjeçare, Tana. Lajmin e bëri me dije shefi i famshëm 57-vjeçar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar një foto nga materniteti.
“Sa dhuratë e mrekullueshme për ditëlindje, i uroj mirëseardhje nJesse James Ramsey, 3.1 kg!! Një tjetër paketë dashurie për “brigadën” Ramsay!! 3 djem, 3 vajza... Kaq,"-shkruan ai.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram
Çifti tashmë janë prindër të Meganit, më e madhja, e cila tashmë është në të 20-at, binjakët Jack dhe Holly, Matilda 'Tilly' dhe Oscar. Tashmë familjes i është shtuar edhe më e vogla./Zëri.ai