
SHBA- Teksa SHBA është është në ethet e zgjedhjeve të vitit 2024, me kandidatët republikanë dhe demokratë që po zhvillojnë fushata për presidencialet, listës mund ti shtohej edhe një aktor. Sipas burimeve për CNN demokratët kanë kontaktuar me aktorin Dwayne Johnson “The Rock”, për të kandiduar për president.
I ftuar në podkastin e Trevor Noah, Johnson tha se shumë parti politike e takuan atë në vitin 2022 për t’i propozuar që të kandidonte për president të SHBA-së, pasi një sondazh zbuloi se 46% e amerikanëve do ta mbështesnin fushatën e tij.
“Ishte një sondazh interesant që ndodhi dhe unë u preka vërtet nga kjo. Isha vërtet i mahnitur dhe isha vërtet i nderuar.” - tha Johnson.
Johnson është aktori më i paguar në botë. Tani për tani ai e përjashton si mundësi kandidimin për president, por deklaroi se "mund ta konsideroj në të ardhmen". Kujtojmë se Johnson i dha mbështetjen e tij Joe Biden në 2020. Megjithatë aktori tani thotë se nuk është i interesuar për vendin e Shtëpisë së Bardhë.