
SHBA- Maria Shriver ka folur për marrëdhënien e saj aktuale me ish-bashkëshortin Arnold Schwarzenegger, pas pasojave nga afera e tij tronditëse. Në vitin 2011, Schwarzenegger pranoi se ishte baba i një fëmije ilegjitim, tani 27-vjeçarit Joseph Baena, tradhëti që i shkatërroi martesën. Shriver nuk kishte asnjë ide për fëmijën derisa Schwarzenegger zbuloi të vërtetën vite më vonë.
Zbulimi çoi në ndarjen e tyre, megjithëse u deshën vite që ata të divorcoheshin zyrtarisht ndërsa Shriver kërkonte shërim përmes terapistëve dhe parashikuesëve të fatit. Tani, në moshën 69-vjeçare, Shriver thotë se është në një 'vend të mirë' dhe pavarësisht nga e kaluara e saj. Në një intervistë për "People", ajo zbuloi dhimbjen që përjetoi nga tradhëtia. Gazetarja - e cila u martua me Schwarzenegger në 1986 - e quajti ndarjen 'brutale' dhe e cilësoi si një goditje që i ndryshoi jetën.
"Duke u përballur me një moment të vështirë në jetën time, i thashë vetes: “Maria, ky nuk mund të jetë fundi për ty.”.Më theu zemrën, shpirtin, shkatërroi atë që kishte mbetur nga unë,"-tha gazetarja.
Shriver dhe Schwarzenegger u martuan në vitin 1986, gati nëntë vjet pasi u takuan për herë të parë. Ata u ndanë në vitin 2011 dhe finalizuan divorcin e tyre në vitin 2021. Gjatë martesës së tyre 25-vjeçare, dyshja mirëpritën vajzat Katherine dhe Christina, si dhe djemtë, Patrick dhe Christopher, i cili lindi pak ditë para se të lindte djali tjetër i aktorit, Joseph./ZËRI