
ARGJENTINË- Futbollisti argjentinas, Mauro Icardi duket se ka gjetur sërish dashurinë! Sipas 'Corriere della Serra', e dashura e re e Icardit është avokatja Angela Burgos nga Kolumbia. Është pikërisht Burgos, ajo që ka marrë përsipër ndarjen e sulmuesit argjentinas nga ish-partnerja e tij, ëanda Nara.
Icardi dhe Nara ishin martuar që nga maji 2014, përpara se 37-vjeçari të zbulonte në korrik të këtij viti se ishin ndarë. Përveç karrierës së saj në gjykata, Burgos merr pjesë edhe në një emision me gjyq, me titull “Inocentes & Culpables”.
Duke folur për gazetën italiane, ajo ka tentuar që të marrë mos e pranojë lajmin: Icardi është një burrë tërheqës, është i civilizuar, një zotëri, por për momentin kam gjëra të tjera në mendjen time. Kur punoj, fokusohem te klientët e mi. Unë punoj gjithmonë me meshkuj, jam vetëm. Nuk kam dikë në kokën time tani.
Burgos është nënë e një vajze të vogël ndërsa Icardi është baba i dy vajzave nga martesa me Narën./ZËRI