Qytetërim

Mbappe: Të gjithë e dinë që unë e admiroj Ronaldon, por dua ta mund të premten

Por kjo nuk do të thotë se Kylian Mbappe nuk dëshiron të mundë idhullin e tij.

E.K
Mbappe: Të gjithë e dinë që unë e admiroj Ronaldon, por
Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo

Euro 2024 rikthehet të premten me dy çerekfinale emocionuese.  Në orën 19:00 Gjermania pret përballë Spanjën dhe në orën 22:00 Portugalia do të përballet me Francën. Të gjithë presin betejën mes Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappe. Ky i fundit, ishte një fans i madh i portugezit që i vogël dhe kur u njoftua së fundmi nga Real Madrid, ai postoi edhe një foto të tij me CR7! Por kjo nuk do të thotë se Kylian Mbappe nuk dëshiron të mundë idhullin e tij. Kështu tha ai në konferencën për shtyp.

“Është një nder, të gjithë e dinë admirimin që kam për Cristiano Ronaldon. Ne jemi gjithmonë në kontakt. Ai do të mbetet një legjendë e sportit, por shpresojmë se ne mund të fitojmë të premten. Cristiano Ronaldo është unik, nuk do të ketë kurrë një lojtar tjetër si ai. Nëse do të jem pasardhësi i Ronaldos në Real? Unë dua të shkruaj historinë time. Unë kam mundësinë të filloj ëndrrën time duke luajtur për Realin dhe shpresoj të shkruaj historinë e Realit, por historia e tij në Madrid është unike. Unë kam shumë admirim për të, por të premten shpresoj që ai të mos jetë aq i lumtur sepse ne duam të arrijmë në gjysmëfinale”, tha Kylian Mbappe./ZËRI

Poll

MOS HUMB