
SHBA- Të gjithë e njohim për këngët hip hop dhe pirjen e marijuanës, por Snop Dogg ka habitur fansat me një vendim të rëndësishëm. Reperi ka njoftuar se do të ndalojë pirjen e marijuanës. Snop Dogg emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, bëri njoftimin surprizë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
"Pas shumë shqyrtimesh dhe bisedash me familjen time, kam vendosur të heq dorë nga tymosja e marijuanës. Ju lutemi respektoni privatësinë time në këtë moment."-shkruan ai.
View this post on Instagram
Fansat e befasuar komentuan se është thjesht një shaka nga ana e reperit. Gjatë gjithë karrierës së tij, marka tregtare e Snoop Dogg ka qenë pirja e marijuanës, me shumë nga sipërmarrjet e tij të biznesit dhe paraqitjet në media që kanë të bëjnë me drogën.