SPANJË- Mesfushori i FC Barcelona-s dhe i kombëtares spajolle, Pedri, postoi një foto më shumë se një vit më parë me një datë që tani ka kuptim të plotë.
Disa postime kalojnë pa u vënë re, ndërsa të tjerat, me kalimin e kohës, fitojnë një rëndësi të papritur. Pikërisht kjo ndodhi me një mesazh që Pedri Gonzalez ndau në rrjetet e tij sociale më 10 qershor 2025.
Imazhi e tregonte atë përkrah Lamine Yamal dhe Nico ëilliams, të shoqëruar vetëm nga një sekuencë numrash: “190726”. Në atë kohë, ngjalli ndonjë kuriozitet midis fansave, por tani shumë e interpretojnë atë datë si një ogur të vërtetë.
Arsyeja nuk është asgjë tjetër veçse kualifikimi i Spanjës për në finalen e Kupës së Botës 2026, e cila do të luhet të dielën e ardhshme, më 19 korrik.
Rastësia e ka bërë atë postim një nga më të përfolurit në orët e fundit dhe ka shkaktuar një valë reagimesh në mediat sociale, ku mijëra përdorues po pretendojnë me shaka dhe admirim se lojtari i Barcelonës "e dinte tashmë se çfarë do të ndodhte
Tani, Spanja përballet me ndeshjen më të rëndësishme të turneut me mundësinë për të fituar Kupën e Botës për herë të dytë. Dhe ndërsa të gjithë sytë janë te finalja e madhe, postimi i bërë më shumë se një vit më parë vazhdon të gjenerojë diskutime.
Parashikimi i Pedrit është bërë i vërtetë. Mbetet vetëm për t'u parë nëse ai do ta fitojë edhe titullin./ZËRI