Qytetërim

Megan Fox ndahet me Machine Gun Kelly-n, i gjeti mesazhe nga gra të tjera në telefon

Aktorja kishte “probleme besimi”.

k.m.
Megan Fox ndahet me Machine Gun Kelly-n, i gjeti mesazhe nga gra të tjera
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

SHBA- Megan Fox është ndarë nga reperi Machine Gun Kelly pasi zbuloi se ai po fliste me gra të tjera pas shpinës së saj. Lajmin e ka zbuluar "PageSix", duke u bazuar në një burim pranë çiftit. 

“Kur u nisën për festën e Falënderimeve, ajo dyshoi dhe vendosi të kontrollonte telefonin e tij. Në telefon ajo gjeti mesazhe me femra të tjera dhe aty vendosi që të ndahej nga Colson Baker,”- tha një burim. 

Aktorja e "Jennifer's Body" ka pasur gjithmonë "probleme besimi" me reperin 34-vjeçar "për shkak të sjelljes së tij në të kaluarën". Ata gjithashtu kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre në vitet e fundit, por ajo ishte e gatshme që të hidhte gjithçka pas krahëve dhe të rriste bashkë me Coulson fëmijën që të dy presin të vijë në jetë.

"Meghan është një grua e fortë, e pavarur dhe ajo nuk ka nevojë për një burrë në jetën e saj,”- shtoi burimi.

Ndarja e çiftit erdhi vetëm dy javë pasi aktorja njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt dhe të parit me MGK./ZËRI

Poll

MOS HUMB