Qytetërim

MEME SËRISH! Ish-futbollisti kundër Hysajt: Ka lojtarë më të mirë, përsëriti të njëjta gabime

Edhe pse shumë prisnin, që Hysaj të lihej në stol në ndeshjen me Kroacinë, trajneri i besoi atij formacionin titullar, ndërsa gabimet nuk munguan sërish

E.K
MEME SËRISH! Ish-futbollisti kundër Hysajt: Ka lojtarë më
Elseid Hysaj

GJERMANI- Pavarësisht një barazimi, që u trajtua dhe festua si të ishte një fitore, në ndeshjen e Shqipërisë kundër Kroacisë nuk munguan gabimet. Disa prej tyre kishin për protagonist, të njëjtin futbollist, Elseid Hysajn. Ky i fundit, edhe pse bëri disa gabime në ndeshjen përballë Italisë, u fut në lojë që nga minuta e parë, edhe pse alternativat në stolin kuqezi nuk mungojnë.

Ish-futbollisti Sokol Kushta i ftuar në “Breaking”, tha se Hysaj bëri të njëjtat gabime edhe në pjesën e dytë të ndjeshjes. Madje Kushta kritikoi edhe vendimet e trajnerit, ku u shpreh se kishte futbollistë më të mirë se Hysa për të futur në fushë që mund të siguronin dhe fitoren e Kombëtares sonë.

Sokol Kushta: Hysaj bëri të njëjtat gabime dhe në pjesën e dytë. Bëri pothuajse të njëjtin gabim. Megjithatë lojtari është vetëm një pjesë, ai që balancon, a që rregullon është trajneri. Trajneri e shikon ku ai po çedonte. Ti ke një lojtar shumë të mirë, merre fute se më keq se Hysaj nuk do të ishte. Megjithatë trajneri duhet të bëjë analizat, na iku një mundësi e artë.

Në fund të ndeshjes me Kroacinë, pavarësisht momentit jo të mirë që është duke kaluar, Hysaj shkoi i vetëm drejt tifozëve kuqezi që ishin të pranishëm në stadium, për t’i falenderuar për mbështetjen e dhënë për kombëtaren në këtë europian. /ZËRI

Poll

MOS HUMB