Qytetërim

"Mes dritave verbuese gjetëm njëri-tjetrin"/ Diola Dosti me fjalët më të ëmbla për partnerin e saj

Ndër reshta, ajo shkruan se romanca e tyre është mbështetur edhe nga të afërmit dhe çifti nuk mund të jenë më të lumtur se kaq. 

a.l
"Mes dritave verbuese gjetëm njëri-tjetrin"/ Diola Dosti me
Diola Dosti dhe partneri i saj

TIRANË- Dietologia Diola Dosti, njëherësh edhe ish-konkurrente e "BBV2" ka qenë së fundmi në qendër të mediave rozë për romancën e saj të shumë përfolur me një biznesmen nga Kosova, Erolld Belegu. Por sot të dy vendosën ta bëjnë publike duke mos i lënë më vend rrjetit për thashetheme. Madje këtë pasdite, Dosti ka postuar dy foto ku shfaqen të kapur për dore, e duke shijuar pasditen në një restorant/bar kafe. Dietologia ka gjetur rastin t'i dedikojë fjalët më të ndjera që simbolizojnë raportin e tyre. Ndër reshta, ajo shkruan se romanca e tyre është mbështetur edhe nga të afërmit dhe çifti nuk mund të jenë më të lumtur se kaq. 

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret", shkruan Dosti në postimin me partnerin e saj. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

Diola Dosti ka qenë në qendër të vëmendjes pas daljes nga "Big Brother Vip" për shkak të raportit dhe ndarjes aspak miqësore nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ka tre vajza./ZËRI

Poll

MOS HUMB