Qytetërim

Milioneri zbulon 4 sekretet që e bënë të pasur

Lucas Roitman iu bashkua klubit të milionerëve në moshën 14-vjeçare.

k.m.
Milioneri zbulon 4 sekretet që e bënë të pasur
Lucas Roitman

SHBA- Kush dëshiron të bëhet milioner? Një njujorkez ndan katër sekretet e tij të suksesit, se si ndërtimi i një aplikacioni në moshën 14- vjeçare e vendosi atë në klubin e milionerëve.

"Suksesi është rrallë një fenomen brenda natës, por është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme me kalimin e kohës,"-tha sipërmarrësi Lucas Roitman për Jam Press. Ndërsa shumë nga miqtë e tij po argëtoheshin në Buenos Aires, Roitman u mbyll në dhomën e tij duke krijuar videolojën e tij virale në internet kur ishte vetëm 11 vjeç. Aplikacioni i lejon përdoruesit të kontrollojnë kompjuterin e tyre me lëvizjet e duarve.

Roitman e ka vijuar karrierën e tij në teknologji, veçanërisht në inteligjencën artificiale dhe robotikë, dhe së fundmi ia shiti Apple-it startup-in e tij të dronëve "Adia Robotics" për 55 milionë dollarë. Ai ia atribuon arritjet e tij katër zakoneve që ua sugjeron edhe të tjerëve që t'i ndjekin.

1. Këmbëngulja

I diplomuari i Universitetit Stanford thotë se e mësoi fuqinë e vërtetë të këmbënguljes në Palo Alto – ku duhej të mësonte të përshtatej.

"Në Stanford, jo vetëm që mora një arsim të klasit botëror, por mësova gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë,"- tha ai.

2. Kurioziteti i pafund

Roitman vlerësoi pasionin, kuriozitetin dhe aftësinë e tij për të thithur sa më shumë informacion në avantazhin e tij.

"Ishte pasioni dhe kurioziteti im i rrënjosur thellë që më ndihmuan të bëja hapat e mi të parë në botën e teknologjisë,"-tha ai.

3. Inovacioni

Të kesh diçka unike për të ofruar është gjithashtu "kyç" sepse të lejon të krijosh një identitet të veçantë dhe të diferencosh veten.

4. Bilanci

Edhe pse puna e mban shumë të zënë, Roitman thotë se sigurohet që të gjejë kohë për të ndjekur hobit e tij, të cilat përfshijnë kërcimin salsa, ngjitjen në shkëmbe, pianon dhe sportet e tjera.

“Shpesh relaksohem duke luajtur piano, gjë që më ndihmon të qetësohem dhe të rifokusohem”, tha ai, ndërsa shtoi se largimi nga rutina është i rëndësishëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB