Qytetërim

‘Miqtë e mi me lekë, që hapen…’, Roza e zhgënjyer pas daljes nga BBV: Si nuk më çuan një dron

‘Mu shemb bota’, Roza ka rrëfyer dhe momentin më të vështirë brenda shtëpisë, ku tha se ka menduar largimin

E.K
‘Miqtë e mi me lekë, që hapen…’, Roza e
Roza Lati

TIRANË- Moderatorja Roza Lati ka treguar se është zhgënjyer shumë nga disa prej miqve të saj që ka pasur para se të futet në Big Brother.

Ajo ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Cherry on Top”, se ka pritur që nga miqtë e saj “me lekë” ka pritur të paktën një dron, ose një telefonatë nënës së saj për ta pyetur nëse kishte nevojë për diçka.

“Jam shumë e zhgënjyer nga miqtë e mi me lekë, që hapen… Si nuk më çuan një dron? Si nuk e morën ne telefon Ritën ta pyesin nëse i duhet gjë”, u shpreh ajo.

Roza la të kuptonte se me këta persona ka shkëputur tashmë çdolloj marrëdhënie, pasi sipas saj e kanë dashur dhe i kanë qëndruar afër vetëm për interes.

Roza ka rrëfyer se një ndër momentet më të vështira në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, që ka qenë situata me Meritonin dhe djalin e tij, një situatë që e bëri banoren ta përjetojë shumë keq dhe madje kishte menduar edhe largimin përfundimtar nga “reality shoë”.

“Momenti i vështirë për mua ishte situata me Meritonin. Bora, unë jam anëtare nderi e Shoqatës së Jetimëve, unë e kam zemrën shumë të madhe për fëmijët, për jetimët, bëj shumë, kam bërë shumë. Dhe unë në Big Brother të përplasesha me një të vërtetë të tillë, m’u shemb bota.

U ndjeva shumë keq. Nuk di nëse e keni parë atë prime. Ngrihesha nga divani, shkoja në dhomë dhe qaja fshehurazi. Më mbytën lotët e mia. Ka qenë një pikë në lojën e Big Brother që edhe kam dashur të shkëputem”, shprehet Roza.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB