
SHBA- Matthew Perry u përcoll për në banesën e fundit pasditen e së premtes, 3 nëntor. Aktorët e tjerë në "Friends" (Friends) ishin të gjithë aty për lamtumirën e fundit në "Forest Lawn Cemetery", siç raportuan mediat amerikane që publikuan imazhe të ngjashme nga ceremonia. Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer ishin aty për t'i dhënë lamtumirën mikut të tyre. Faqja e internetit TMZ dhe Page Six publikuan foto të bëra nga një distancë e largët, në të cilat shihen të pranishmit. Në artikullin e Page Six, thuhet se babai i aktorit, John Bennett Perry, dhe njerku i tij, Keith Morrison, morën pjesë në funeralin.
Të afërmit dhe miqtë u mblodhën në varrezat, të vendosura rreth një kilometër nga studiot e Warner Brothers, ku u xhiruan episodet e serialit të njohur televiziv.
The cast of Friends have attended the private funeral of their co-star Matthew Perry at the Forest Lawn Church of the Hills on Friday.
— The Today Show (@TheTodayShow) November 4, 2023
Dressed in black suits, Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Courteney Cox, and David Schwimmer arrived as a quartet to farewell their friend.… pic.twitter.com/JpsM1GJm9N
Shumë yje të Hollivudit si Elizabeth Taylor, Michael Jackson dhe Lucille Ball janë varrosur në të njëjtën varrezë.
Matthew Perry, i cili u identifikua me rolin e Chandler Bing në 10 sezonet (1994-2004) e serialit "Friends", u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Shkaku i vdekjes së aktorit 54-vjeçar pritet të zbardhet pas përfundimit të autopsisë dhe analizave toksikologjike. Por paraprakisht dyshohet për një arrest kardiak.
Matthew Perry ka vdekur një vit pas publikimit të librit të tij 'Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing', në të cilin ai tregoi betejën e tij shumëvjeçare për t'u çliruar nga ilaçet kundër dhimbjeve dhe alkooli. Dje, u krijua fondacioni që mban emrin e tij (The Matthew Perry Foundation), i cili do të nderojë kujtimin e tij duke ndihmuar njerëzit që po luftojnë për të kapërcyer varësinë e tyre./Zëri.ai