
ITALI- Në botën e modës, gjithçka është e mundur. Herë pas here, artikujt dhe tendencat absurde të modës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, qofshin pulovrat me djathë me vrima apo këpucët e ndotura me probleme. Këtë herë bëhet fjalë pë një palë xhinse. Dizajni i këtyre xhinseve nuk ishte një incident, pavarësisht se duket sikur ke pasur një të tillë, nëse vesh njëpalë nga këto xhinse.
Xhinset e fundit nga marka britaniko-italiane Jordanluca, të cilat debutuan në pistën vjeshtë/dimër 2023, shfaqin një njollë të errët në zonën e ijeve të pantallonave dhe kritikët thonë se duket sikur personi që i vesh ka urinuar.

Dizajni i ri i xhinseve ka qenë në shënjestrën e përdoruesve të rrjetit, të cilët po vënë në dyshim krijimtarinë e çuditshme që është vënë për të krijuar një palë xhinse të reja. Por edhe çmimi i tyre është po aq shokues. Xhinset e markës britaniko-italiane të veshjeve për meshkuj tani janë “sold out” në internet, ndërsa çmimi i tyre origjinal ishte 811 dollarë./ZËRI