
JAPONI- Modelja 26-vjeçare, Carolina Shiino e lindur në Ukrainë, u shpall fituese e 'Miss Japonisë', por fitorja e saj ka rindezur një debat mbi atë se çfarë do të thotë të jesh japonez.
Shiino u transferua në Japoni në moshën 5-vjeçare dhe u rrit në Nagoya dhe ajo tregon se 'ka pasur pengesa racore dhe ka qenë sfiduese të pranohesh si japoneze.'
Ndërsa disa e njohën fitoren e saj si një "shenjë të kohës", të tjerë kanë thënë se ajo nuk duket si "Miss Japonia". Fitorja e saj vjen gati 10 vjet pasi Ariana Miyamoto u bë gruaja e parë dyracore që u kurorëzua Miss Japonia në 2015. Në atë kohë, me një nënë japoneze dhe baba afrikano-amerikan, fitorja e zonjës Miyamoto ngriti pikëpyetje nëse një person i racës së përzier duhet të ketë të drejtë të fitojë konkursin.
Tani, fakti që Shiino nuk ka origjinë japoneze i ka mërzitur banorët.
“Ky person që u zgjodh Miss Japonia nuk është as një përzierje me japonezët, por 100% e pastër ukrainase. Kuptojmw që ajo është e bukur, por kjo është ‘Miss Japonia’. Ku është japonezja?”
“Nëse ajo ishte gjysma japoneze, sigurisht nuk ka problem. Por ajo është etnikisht 0% japoneze dhe nuk ka lindur as në Japoni”, ishin disa nga komentet nw platformwn X.
Të tjerë thanë se fitorja e saj po dërgonte “mesazhin e gabuar” për të tjerët në vend. Të tjerë pyetën nëse zgjedhja e missit të lindur në Ukrainë ishte një vendim politik./ZËRI