Qytetërim

Momenti i pazakontë, Broja po qante i vetëm në stol, Hysaj e merr për të festuar me tifozët

Pas kualifikimit në Europian, kuqezinjtë kanë arritur që për herë të parë, të kualifikohen për në “Play Off” të Kupës së Botës, megjithëse aty na pret një rrugëtim shumë i vështirë për të arritur ëndrrën e madhe.

E.K
Momenti i pazakontë, Broja po qante i vetëm në stol, Hysaj e merr
armando broja dhe elseid hysaj

TIRANË- Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës.

Një arritje e jashtëzakonshme që padyshim është shoqëruar me festën në fushë të futbollistëve kuqezi. Por jo të gjithë kanë qenë duke festuar. Ndërsa lojtarët përgëzonin njëri-tjetrin dhe gjithashtu edhe poshtë tribunës së ultrasve që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, Armando Broja nuk mori pjesë në festë.

Lojtari ishte dukshëm i zhgënjyer për paraqitjen e tij në këtë ndeshje dhe u shfaq i përlotur ndërsa të tjerët festonin. Ishte Elseid Hysaj ai që vrapoi nga ana tjetër e fushës dhe mori me zot sulmuesin për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, meqë në ato momente do të kryhej edhe foto e rastit historike.

SHIKONI VIDEON 

Edhe zëvendëspresidenti i FSHF, Lutfi Nuri, ngushëlloi lojtarin i cili pa dëshirë iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për foton, duke shkuar më pas i dëshpëruar drejt dhomave të zhveshjes.

Poll

MOS HUMB