Qytetërim

Ndarja me Xhensilën! Përlotet Bes Kallaku: Gjithçka për klikime, fëmijët pasuria më e madhe që kam

Besi u shpreh se e gjitha po bëhet për klikime dhe për të baltosur emrin e tij.

f.t
Ndarja me Xhensilën! Përlotet Bes Kallaku: Gjithçka për
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

TIRANË- Aktori Bes Kallaku ka folur për jetën e tij personale dhe ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjatë një interviste për "Vizion plus" aktori mes lotësh tha se është i plotësuar, pasi ka pasurinë më të madhe, fëmijët e tij. Sa i përket lajmeve për ndarjen nga këngëtarja, Besi u shpreh se e gjitha po bëhet për klikime dhe për të baltosur emrin e tij.

Bes Kallaku: Jam shumë i lumtur. Kam pasurinë më të madhe, dy fëmijët e mi. Jam i lumtur, jam i qetë, mendoj që kam arritur shumë. Njësia matëse e pasurisë është lumturia. Mendoj që kam arritur nga ku vija dhe ku jam, kam bërë hapa shumë para. E gjithë kjo është lavdi vetëm e Zotit. Zoti nuk të çon rastësisht aty ku je. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Unë kam parë njerëz me xhepin plot dhe zemrën bosh dhe anasjelltas. Plotësia e zemrës është ajo që njeriu ka nevojë të ketë. Këtu njerëzit, dhe problematike është fakti që vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë.

Ndërkohë më herët aktori gjatë një bisede me fermerët në Ferma Vip, tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten. Ai rrëfeu se marrëdhënia me Xhensilën ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar këngëtaren “të huaj”./ZËRI

Poll

MOS HUMB