Qytetërim

Ndërhyrja e ashpër e Toni Kroos, Pedri e mbyll me Evropianin

Fillimisht Petri vazhdoi lojën, por pak minuta më vonë u desh të zëvendësohej. 21-vjeçari u përlot kur u largua nga fusha dhe duhej të ngushëllohej nga shokët e skuadrës.

k.m.
Ndërhyrja e ashpër e Toni Kroos, Pedri e mbyll me Evropianin
Pedri

GJERMANI- Nuk ka lajme të mira për gjendjen e Pedrit, i cili u nxorr nga loja për shkak të një dëmtimi që i shkaktoi Toni Kroos. Spanja dhe Gjermania po luajnë për një vend në gjysmëfinale. Kur ishin shënuar vetëm 10 minuta lojë, Pedri u dëmtua nga mesfushori gjerman Kroos. Pavarësisht se e kapi spanjollin në gju, Kroos nuk u ndëshkua nga gjyqtari Anthony Taylor.

Fillimisht Petri vazhdoi lojën, por pak minuta më vonë u desh të zëvendësohej. 21-vjeçari u përlot kur u largua nga fusha dhe duhej të ngushëllohej nga shokët e skuadrës.

Gazetari spanjoll Alfredo Martinez bëri me dije se Petri nuk është në gjendje të mirë.

"Pedri pëson një ndrydhje të brendshme anësore të gjurit të tij të majtë. Do të kryhen më shumë teste për të përjashtuar dëmtimet shoqëruese. Euro 2024 ka përfunduar për të,"-bëri me dije gazetari.

Nëse kualifikohen për në raundin tjetët, ky është një lajm aspak i mirë për Spanjën./ZËRI

Poll

MOS HUMB