Qytetërim

Nderimi i veçantë për Christopher Nolan dhe Emma Thomas

Në fillim të këtij muaji Nolan grumbulloi 7 nga 13 nominime për filmin biografik "Oppenheimer" duke portretizuar Cillian Murphy-n si "babai i bombës atomike", Julius Robert Oppenheimer.

k.m.
Nderimi i veçantë për Christopher Nolan dhe Emma Thomas
Christopher Nolan dhe Emma Thomas

BRITANI E MADHE- Regjisori fitues i çmimit Oscars, Christopher Nolan dhe gruaja e tij dhe producentja e filmit, Emma Thomas, do të shpallen përkatësisht kalorës dhe dukeshë nga qeveria britanike për shërbimet dhe kontributin e tyre në film. Në fillim të këtij muaji Nolan grumbulloi 7 nga 13 nominime për filmin biografik "Oppenheimer" duke portretizuar Cillian Murphy-n si "babai i bombës atomike", Julius Robert Oppenheimer.

Regjisori britanik 53-vjeçar është nominuar për një Oscars edhe tre herë në të kaluarën për filmat Memento, Inception dhe Dunkirk. Lajmi për dhënien e titujve të nderit për çiftin vjen si befasi, pasi zakonisht kjo ceremoni mbahet dy herë në vit, një herë në janar dhe një tjetër në ditëlindjen e mbretit Charles III, i cili i jep titujt. Por ka edhe raste të tilla përjashtimit kur ato jepen pas arritjeve të mëdha në lidhje me sportin ose artin.

Ceremonia zakonisht mbahet në Pallatin Buckingham nga vetë Charles, por duke pasur parasysh mungesën e tij në detyrat publike për shkak të trajtimit që po merr për kancerin, vendndodhja ka të ngjarë të ndryshojë. Mendohet se nderimi do t'u bëhet nga kryeministri Rishi Sunak. 

I lindur në Londër nga një baba britanik dhe një nënë amerikane, regjisori i njohur takoi gruan e tij në ditën e tyre të parë si studentë në University College London në vitin 1989. Ata u martuan në vitin 1997 dhe kanë katër fëmijë. Së bashku ata themeluan kompaninë e prodhimit Syncopy, e cila qëndron pas shumë sukseseve filmike të Nolan./ZËRI

Poll

MOS HUMB