
Një 21-vjeçar i cili u ngjit në çatinë e stadiumit të Dortmundit gjatë ndeshjes së Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Danimarkës mbrëmjen e së shtunës është arrestuar. Policia lokale thotë se një burrë nga Osnabruck në Gjermaninë veriperëndimore është arrestuar.
Ata shtuan se aktualisht nuk ka asnjë provë që ai kishte për qëllim të rrezikonte shikuesit në Westfalenstadion, që është shtëpia e Borussia Dortmund. Autoritetet thanë të shtunën se po përdornin një helikopter për të ndriçuar çatinë në një përpjekje për të gjetur të riun, i cili ishte parë nga shikuesit e tjerë duke u ngjitur në brendësi të stadiumit.
Ndeshja duhej të ndërpritet përkohësisht në minutën e 35-të për shkak të një stuhie, por fitorja 2-0 e Gjermanisë i çoi nikoqirët në çerekfinale./ZËRI