Qytetërim

Në fushë vetëm për fitore, sot dita që kuqezinjtë të shkruajnë historinë. Italia dhe Kroacia ‘kokë më kokë’ për kualifikimin

Kuqezinjtë e dinë mirë se një fitore në këtë përballje do i përjetësonte ata në historinë europiane

E.K
Në fushë vetëm për fitore, sot dita që kuqezinjtë
Lojtaret duke festuar me tifozet

GJERMANI- Kombëtarja shqiptare e futbollit do të futet sot në fushën e lojës për të shkruar historinë, ndërsa një fitore përballë Spanjës do të na mundësonte kualifikimin për herë të parë në fazën përtej grupeve në Europian. Kuqezinjtë kanë kundër tyre edhe historinë, pasi Shqipëria nuk ia ka dalë asnjëherë që të fitojë një ndeshje përballë kombëtares iberike.

Edhe pse sot në fushë, Spanja që është e vetmja skuadër që ka siguruar kualifikimin në grupin B, do të zbresë me 10 lojtarë të stolit, dhe jo ekipin e frikshëm që jemi mësuar të shohim dhe në këto ndeshje të para në Gjermani.

Të gjithë lojtarët janë gati, Sylvinho i ka të gjithë në dispozicion, aty për të dhënë maksimumin kushdo që do të thirret në apel. Në Dusseldorf e sigurt është që ngjyrat kuqezi do të jenë dominuese, si brenda dhe jashtë stadiumit. Tifozët Kuq e Zi, janë gati për të dhuruar përsëri spektakël, e për të treguar se janë zemra dhe shpirti i kësaj skuadre.

Ndërkohë paralelisht me Shqipëri-Spanjë do të luhet dhe ndeshja tjetër e grupit B, ajo mes Italisë dhe Kroacisë, ku të dyja skuadrat janë ende në lojë për kualifikimin. Një barazim mund ti mjaftonte Italisë për të kaluar grupin, ndërsa Kroacisë i duhet me patjetër fitorja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB