Qytetërim

Në prag divorci! J.Lop nuk e heq unazën, Ben Affleck shfaqet me një ndryshim drastik në pamje

Ben Affleck u fotografua në Los Angeles në fundjavë gjatë procesit të ndarjes së tij nga Jennifer Lopez , duke u dukur krejt ndryshe.

M.M
Në prag divorci! J.Lop nuk e heq unazën, Ben Affleck shfaqet me
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

NEë YORK - Të enjten mbrëma, JLo u pa duke dalë pa unazën e martesës, por duke mbajtur unazën e fejesës në dorën e djathtë ndërsa Affleck është shfaqur me një model të ri flokësh, një xhaketë lëkure të zezë,pa unzën e tij. Aktori u fotografua në një parking para se të largohej me motoçikletën e tij. Ndjekësit këtë veprim të tij e kanë vënë re edhe gjatë ndarjes nga gruaja e tij e parë Jennifer Garner, pasi Affleck bëri gjithashtu një ndryshim drastik në pamjen e tij sipas Daily mail.

Në prag divorci! J.Lop nuk e heq unazën, Ben Affleck shfaqet me
Ben Affleck

JLo kombinoi unazën e saj të fejesës dhe çantën e saj me një fustan me lule dhe taka të kuqe ndërsa po shkonte në një shfaqje në Qendrën e Arteve të "Cats: Lloyd Webber". Dalja e vetme e Lopez në Nju Jork nuk është befasi, pasi ajo po e kalon verën e saj vetëm në Nju Jork dhe Hamptons, ndërsa Affleck punon në Los Angeles dhe kalon kohë me fëmijët e tij.

Në prag divorci! J.Lop nuk e heq unazën, Ben Affleck shfaqet me
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Në fakt, pak ditë më parë u bë e ditur nga miqtë, të cilët pohuan se aktori 51-vjeçar dhe këngëtarja 55-vjeçare po shkojnë përpara me divorcin, pas një përpjekjeje të fundit për t'u pajtuar javën e fundit e cila dështoi. Dokumentet e divorcit të çiftit "janë gati, por nuk janë dorëzuar ende", pohuan ata./ ZËRI

Poll

MOS HUMB