
TIRANË- Në vitet e fundit, klinikat estetike në Shqipëri kanë parë një rritje të madhe të vajzave dhe grave, të cilat interesohen për kujdesin ndaj vetes. Sa i përket Tiranës, dermatologë të ndryshëm apo klinika estetike ofrojnë shërbime të gjithanëshme nga trajtimet e veçanta të fytyrës, trupit, flokëve, lazerit e deri tek analizat.
Por sa të kënaqura janë vajzat nga shërbimet në Tiranë?
Vajzat kanë ndarë eksperiencat e tyre, duke treguar rezultate të cilat lënë për të dëshiruar. Denoncimet me emra të klinikave apo dermatologeve kanë qenë të llojeve të ndryshme në një 'pyetësor' të zhvilluar në faqen e TikTok 'Qytetarët Denoncojnë'. Përgjigjet e tyre kanë treguar se eksperiencat nuk kanë qenë aspak pozitive, madje në disa raste u është rrezikuar edhe jeta. Vajzat kanë treguar, se si këto klinika ofrojnë shërbime me pajisje të pacertifikuara. Madje edhe pse paguajnë për shërbimin që iu ofrohet, 'zhvatja' nuk mungon. Në një rast të treguar nga një komentuese, ajo shpjegon se ka paguar 150 euro për një ampulë të vetme, por që dermatologia e klinikës 'Eri Clinic Spa' e përdorte për dy klientë.
Denoncimet:
"Te Eri beuaty Clinic Spa, dermapeni më ngacmoi aknet dhe mi përkeqësoi më shumë", -shkruan një komentuese.

E njëjta klinikë përmendet sërish, por në këtë rast ka të bëjë me shërbimin lazer.
"Te Eri beuaty Clinic Spa, seancat me lazer asnjë efekt,"-shkruan një tjetër komentuese.

"Eri clinic spa, janë skandal, kanë te zogu i zi një biçim dhome, gjasme bëjnë trajtim fytyre,"-shkruan një tjetër.
"Përshëndetje. Kam bërë lazer te Eri Clinic Spa vjet, dhe kam bërë 5 seanca të gjithë trupin, asnjë rezultat fare. 0. Dhe kërkova dhe pashë që lazerin e kishte fake, Alma Lazer Albania(distributor zyrtar shqiptar), e ka denoncuar në faqen e vetë se klinika Erin ë Tiranë e ka lazerin gjoja me emrin e saj, por e ka fallco. Gjithashtu Eri përdor diçka që e hollon botoxin dhe mban shumë pak. Në faqebn zyrtare në Instagram e shen që poston bojra flokësh cilësore, në klinikë e paguan për ato, por janë bojra të lira. Kam bërë mesoterapo për fytyrën dhe me 1 ampulë që e ka hap vetëm për mua, sepse e kam paguar unë ëe e dua të gjithën për vete, ajo gjysmën e aplikon te një klinikë tjetër që është në të njëjtin orar me mua për të bërë këtë shërbim. Pra e ndan një ampulë përgjys për 2 kliente, ndërkohë un paguaj vetëm për veten 150 euro,"-shkruan një tjetër vajzë.

'E pyeta në klinikë çfarë lazeri ke? E kam me emrin Alma tha. Ndërkohë emri Alma nuk lexonte në lazerin e saj, si dhe nuk kishte certifikimin që tregon vitin e prodhimit dhe garancinë e vërtetuar nga FDA. Kur e pyeta unë më tha nuk lejohen kategorikisht ti bësh foto lazerit tim. Aty dyshova unë dhe kërkova dhe e gjeta pse, e kishte fallco. Kisha prishë gjithë ato lekë,"-denoncon një tjetër kliente.

"Monika Fida, dermatologe e aftë, por unë me aknet zhgënjim totali. Se di për ju,"-përgjigjet një tjetër.

"Nuk e rekomandoj kurrë Irena Savo, injektoi veç plazmës edhe acid hilauronik dhe më ka dëmtuar edhe fytyrën. Gati kalova në depresion,"-shkruan një vajzë.

Më vjen keq që po ja përmend emrin, por Arzu Mamo më injektoi BB glow në verë,"-shkruan një tjetër.

Denoncimit nuk i kanë shpëtuar as klinikat e njohura, ku një komentuese tregon përvojën tek 'Dermolife'.
"Dermolife më shkatroi fytyrën, lëkura cop cop dhe hunda po ashtu më duhet të iki në Turqi,"-tregoi ajo.

Poshtë saj shkruhet se: Kjo është klinikë kasapi, doli dhe te Stop a Fiks se hidhnin analizat në kosh. Dhe Tea e 'Përputhen' e disa të tjerë që kanë vënë balonin ju ka ca. Jo më fytyra.

Në rastin më të rëndë një komentuese përmend Entela Shkodranin.
"Entela Shkodrani. Nga diagnoza e saj e gabuar babi im për pak rrezikoi jetën,"-shkruan ajo.

Megjithatë kjo është vetëm një anë e 'medaLjes'. ZËRI ka kontaktuar me klinikat në fjalë dhe me dermatologet për një sqarim më të detajuar në lidhje me denoncimet e bëra dhe si qëndron e vërteta. Përgjigjet e tyre do të publikohet dhe do ti bashkangjiten lajmit. /ZËRI