Qytetërim

Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes së penalltisë bëjnë xhiron e rrjetit… Kapitenin e shpëton portieri

Golin që shumë e kishte kërkuar në këtë europian, arriti që ta shënonte vetëm nga pika e bardhë e penalltisë, pasi kishte humbur një të tillë në kohën shtesë

E.K
Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes
Cristiano Ronaldo ne lot

GJERMANI- Edhe pse shihej si skuadra favorite, përballja me Slloveninë nuk ishte e lehtë për portugezët, të cilët arritën që të preknin çerekfinalen vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes

Cristiano Ronaldo provoi gjithçka në pak minuta në Deutsche Bank Park të Frankurtit, ndërsa fati i buzëqeshi vetëm në fund, duke e çliruar nga ndjesia e fajit të humbjes së 11-metërshit.

Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes

Fillimisht Ronaldo humbi penalltinë në kohën shtesë që mund të kishte mbyllur ndeshjen, e pas saj shpërtheu në lot. Shokët e skuadrës vrapuan te kapiteni i tyre për ta ngushëlluar dhe kjo duket se i dha frytet.

Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes
ronaldo ne lot
Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes
ronaldo ne lot

Në serinë e penalltive pasi ndeshja përfundoi 0-0, Ronaldo mori topin i pari dhe këtë herë arriti ta mundte portierin Oblak duke i dhënë zemër skuadrës. Pasi tundi rrjetën kërkoi sërish ndjesë. Merita gjithsesi i shkon portierit portugez Diogo Costa i cili u priti tre penallti sllovenëve.

Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes
ronaldo iu kerkon ndjese tifozeve

Tani kjo i përket së kaluarës, pasi në çerekfinale Portugalia do të përballet me Francën, ku asgjë nuk mund t’i lihet në dorë fatit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB