
SHBA - Charlie Sheen vazhdon të jetë i pranishëm në media, por jo për aktrimin e tij. Siç u bë e ditur nga mediat amerikane, një grua hyri në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe tentoi ta mbyste.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur të mërkurën, më 20 dhjetor, ku autoritetet konfirmojnë se 47-vjeçarja, e cila është edhe fqinje e tij, ka hyrë në shtëpinë e aktorit, i ka grisur këmishën dhe ka tentuar ta mbysë, para se të largohet.
Sheen thirri policinë dhe një ambulancë shkoi me urgjencë në vendngjarje, por aktori nuk u dërgua në spital.
Sipas Zyrës së Sherifit të Los Anxhelosit, kjo nuk është hera e parë që Sheen ka probleme me gruan 47-vjeçare. Disa ditë më parë gruaja ka hedhur një lëng ngjitës mbi makinën e tij, si dhe mbeturina para derës së tij. Autoritetet po hetojnë ngjarjen./ZËRI/