Qytetërim

Nis raundi i dytë i “Euro 2024”, të gjithë sytë nga Kroaci-Shqipëri. Në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

Shqipëria dhe Kroacia do të tentojnë të marrin pikë me çdo kusht, pasi e kanë nisur me humbje aventurën në euro 2024

E.K
Nis raundi i dytë i “Euro 2024”, të gjithë sytë
EURO 2024

GJERMANI- Sot do të nisë raundi i dytë i fazës së grupeve në Europian. Sfida e parë për ditën e sotme do të jetë Kroaci-Shqipëri e cila luhet në orën 15:00. Të dyja skuadrat e nisën me humbje këtë turne ndërsa sot do të kërkojnë të bëjnë të kundërtën, në mënyrë që të luajnë ende shanset e tyre, për të kaluar fazën e grupeve.

Në orën 18:00 në fushë do të zbresë Gjermania dhe Hungaria. “Pancerat” vijnë si favoritë pas fitores së thellë kundër Skocisë në ndeshjen hapëse. Ndërkohë hungarezët humbën kundër Zvicrës, dhe në rast të një humbje të dytë, shanset për kualifikim do të ishin të pakta.

Dueli i fundit i mbrëmjes do të zhvillohet mes Skocisë dhe Zvicrës. Helvetët duan fitoren e dytë radhazi ndërsa skocezët do të tentojnë shanset. /ZËRI

Poll

MOS HUMB