
GREQI- Notis Sfakianakis ka folur për herë të parë pas shumë kohësh në kamerën e emisionit “To Proino”, duke dhënë një lajm të keq për fansat e muzikës së tij. Këngëtari i njohur grek, i cili është larguar nga skena që prej vitit 2020, ka pohuar se nuk do të dalë që të këndojë. E gjitha, sepse ndjen se bota nuk e kupton dhe se nuk është në planet e tij që të publikojë këngë të reja pasi nuk ka publikun e duhur.
"Nuk po kthehem. Nuk më pëlqen të flas me njerëz që nuk më kuptojnë. Këngët nuk i kam bërë vetëm për veten, i kam bërë për botën, tani nuk kam pse të bëj këngë, kujt do t'i drejtohen?,”-tha ai shkurtimisht, duke e mbyllur me kaq intervistën.
Dita e fundit e nëntorit 2020 është edhe e fundit që ai doli në publik, edhe pse jo ashtu siç do të kishte dashur. Kamerat e regjistruan me pranga në duar, pasi u kap me drogë, megjithatë u la i lirë. Që nga ajo kohë, ai nuk ka dalë më kurrë në media dhe as nuk ka publikuar asnjë projekt të ri. Së fundmi, u fol se ai do të rikthehej më një dedikim për mikun që humbi pak muaj më parë, këngëtarin e mirënjohur grek, Vasilis Karras. Por raporimet duket se nuk kanë qenë të vërteta./ZËRI