Qytetërim

Nuk ishin pranë saj në finalen e madhe, festa e ‘’çmendur” e vëllezërve të Eglës për fitoren e saj

Për shkaqe dokumentesh, asnjë prej vëllezërve të Eglës, nuk që pranë saj gjatë rrugëtimit prej më shumë se 4 muajsh në shtëpinë e Big Brother

E.K
Nuk ishin pranë saj në finalen e madhe, festa e
Egla dhe vellezerit e saj

TIRANË- Fituesja e këtij edicioni të Big Brother, Egla Ceno, dukej si një prej banoreve me më pak mbështetje nga personazhet publikë në këtë edicion, në raport me konkurentët e tjerë. Megjithatë ajo arriti që të shpallej fituese mbrëmjen e të shtunës, duke lumturuar padyshim dhe familjarët e saj. Vetë Egla ka postuar një video, ku shihen dy vëllezërit e saj që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, teksa festojnë për fitoren e saj. “Kush ka vëllezër botën ka”, ka shkruar Egla në video.


Aktorja bëri dje dhe reagimin e saj të parë publik pas fitores ku shkruante: Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për @topchannelalbania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Do shihemi shumë shpejt!

/ZËRI

Poll

MOS HUMB