Qytetërim

Nuk ju duhet të shpenzoni shumë, 5 destinacione 'magjike' për Krishtlindjet

Destinacione historike dhe tejet interesante që u shpëtojnë propozimeve nga agjensitë turistike.

E.K
Nuk ju duhet të shpenzoni shumë, 5 destinacione 'magjike'
Këln

TIRANË- Ka një sërë qytetesh të bukura, perfekte për sezonin e Krishtlindjeve, që 'fshihen' pas zgjedhjeve më të dukshme dhe të shkëlqyera që zbukurojnë listat e udhëtimeve në Evropë. Destinacione historike dhe tejet interesante që u shpëtojnë propozimeve nga agjensitë turistike.

Këln

Këlni është një zgjedhje shumë simpatike që lidh mesjetën me botën moderne, përmes ngjyrës së saj të veçantë kulturore dhe tregut të pasur. Qyteti historik në Gjermaninë qendrore-perëndimore shfaqet si një kryeqytet i vërtetë i Krishtlindjeve, qyteti shndërrohet në një qendër të madhe festive. Tregu në Katedralen e Këlnit, i njohur si Weihnachtsmarkt am Kölner Dom, i ka të gjitha.  

Vazhdoni me turneun tuaj në një nga ndërtesat më magjepsëse dhe historike në Evropë. Katedralja e Këlnit, e famshme thjesht si 'The Dom', ka qenë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s  që nga viti 1996 dhe tërheq mbi 20,000 vizitorë çdo ditë gjatë gjithë vitit. Gjithashtu bëni një shëtitje nëpër Muzeun e Çokollatës së qytetit, një rrugë që do të magjeps të gjithë ata që nuk mund ta imagjinojnë jetën pa një racion çokollatë.

Së fundi, nëse dëshironi të shijoni shijet e qytetit, duhet të provoni një nga sallat e birrës së famshme të qytetit, të cilat konsiderohen më shumë se pika emblematike turistike. 

Nuk ju duhet të shpenzoni shumë, 5 destinacione 'magjike'
Këln

Varshava

Nëse dëshironi një Krishtlindje të vërtetë, merrni bileta për në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. 300 kilometra larg maleve mitike Karpate dhe rreth 260 kilometra nga Deti Baltik, ndodhet qyteti që vishet gjithmonë me të bardha gjatë stinës së dimrit.

Në qendër të metropolit të Evropës Lindore është zemra e gastronomisë, argëtimit dhe zhvillimit tregtar të vendit. Tregu i Krishtlindjeve i Varshavës është vezullues, festiv dhe një vatër e vërtetë për aktivitete argëtuese, të tilla si shëtitjet e pafundme në karuselet e ndezura ose pozimi përpara pemëve të Krishtlindjeve të dekoruara në natyrë. Vera e Krishtlindjeve Glühwein, ëmbëlsirat e shijshme dhe dekorimet dhe suvenire të panumërta festash do ta bëjnë qëndrimin tuaj të paharrueshëm.

Nuk ju duhet të shpenzoni shumë, 5 destinacione 'magjike'
Vrshava

Bolonja

Një nga qytetet më interesante në veriun italian, Bolonja, përveçse një qytet plot atraksione, parqe, ushqime të mira, mbetet një destinacion i përballueshëm Krishtlindjesh. Bolonja ofron shumë pika fillestare për të eksploruar. 

Nuk ju duhet të shpenzoni shumë, 5 destinacione 'magjike'

Vjena

Pavarësisht aristokracisë së saj, Vjena është një surprizë e këndshme për sezonin festiv, pasi edhe në nxitimin e Krishtlindjeve ajo mbetet lehtësisht e aksesueshme me fluturime të lira nëse bëni kërkimin tuaj (mund të gjeni bileta për jo më shumë se 180 euro vajtje-ardhje).

Nuk ju duhet të shpenzoni shumë, 5 destinacione 'magjike'
Vjena

Sofia

Një vizitë në Deutscher Weihnachtsmarkt Sofia, tregu ikonë i Krishtlindjeve i qytetit, i vendosur përballë Teatrit Kombëtar, përfshin një takim me Santa-n dhe koncerte me grupe rock dhe xhaz. 

Nuk ju duhet të shpenzoni shumë, 5 destinacione 'magjike'
Sofia

Në të njëjtën kohë, Sofja pret gjithashtu një festival të Krishtlindjeve përpara Pallatit mbresëlënës Kombëtar të Kulturës NDK, ku zhvillohen shfaqje teatrale, fëmijët shijojnë shfaqje kukullash dhe prodhuesit vendas shesin produktet e tyre dimërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB