KOSOVË- Reperi i njohur Stresi, i cili është në kërkim nga policia e Kosovës, ka shpërthyer në kërcënime në rrjetet sociale, në drejtim të Medi Isenit dhe kunatit të tij. Shkak për këtë sipas Stresit, janë bërë sharjet që këta dy të fundit, vazhdojnë që t'i bëjnë në livet e tyre në TiK Tok. Në disa postime në rrjetet sociale, Stresi ironizon dhe me Prokurorinë e Pejës, që ka lëshuar urdhërarrestin ndaj tij dhe Noizyt, pak muaj më parë, duke thënë se herën tjetër që Iseni do të dhunohet do të jetë vetëm prej tij.
“Mirëdita prokuror i Pejës. Unë jam Medi Iseni, siç e shihni jam rreh si qeni prej disa personave. Mirëpo kam fillu prapë me i sha njerëzit në TikTok”.
“Unë stë kam prek me dorë por herës tjetër, ska nevojë prokuroria që të nxjerrë asnjë në kërkim, se do jem veç unë pasha Zotin e madh”.
“Kurse ku tjetri që ishte me Med k*rvën mbrëmë, dmth burri i motrës së tij. Ju vazhdoni ofendoni familjet, vazhdoni. Unë s’ju kam prek me dorë, por ju betohem që po ju zuna, skini me u çu mo me komt e juaja. Ti prokuror i Pejës mundesh me më lan në kërkim sa të duash. Për familje s’të kam frikë as ty dhe as qeverinë tënde, dhe askënd në këtë botë".
"Ky që është në këtë foto e ka bërë të madhe çështjen sepse njeh prokurorin. Ok shumë mirë, ju thoni që unë skam gjujt, por masi keni fillu prapë duke më sha publikisht, herën tjetër jua tregoj unë personalisht, ty e Med rop… e krejt fisit tuaj. Do tjua… çdo fëmër, mbajeni mend".
Çfarë ndodhi në Pejë
Ndërkohë Arkimed Lushaj vijon të jetë në kërkim, Noizy qëndroi disa javë në paraburgim në Shqipëri, pasi u vu në pranga, si një prej personave të dyshuar për dhunimin e Medi Isenit, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pejë.
Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzoi se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. /ZËRI