Qytetërim

“Turp, babë 40 vjeç”/ Sherri me Medin, Noizy 'thyen' heshtjen: Nuk e rraha unë! Medi Iseni akuzon edhe ish-truprojën e Berishës: Sali Lusha...

Noizy ka nxjerrë edhe një video, ku Iseni flet me reperin tjetër, Cllevio Serbiano, ku e paralajmëron për ngjarjen që do të ndodhë, duke ngritur dyshime se e gjitha ka qenë e parapërgatitur. 

k.m.
“Turp, babë 40 vjeç”/ Sherri me Medin, Noizy
Foto ilustruese

TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit "Noizy" ka reaguar për herë të parë, pas 4 ditësh, për sherrin me personazhin e njohur në rrjetin social TikTok, Muhamet (Medi) Iseni. Ditën e djeshme, Noziy i cili ndodhej në Ferizaj për një koncert është shoqëruar në polici për shkak të këtij sherri. Ai u akuzua se së bashku me 7 persona të tjerë se dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit. Sot, Noizy pretendon të kundërtën. Sipas tij, ai vetë nuk është përfshirë në përplasje dhe se Iseni është dhunuar nga persona të tjerë, disa prej të cilëve as nuk i njihte. Po ashtu, ka nxjerrë edhe një video, ku Iseni flet me reperin tjetër, Cllevio Serbiano, ku e paralajmëron për ngjarjen që do të ndodhë, duke ngritur dyshime se e gjitha ka qenë e parapërgatitur. 

BISEDA NË TIKTOK:


Medi: Pompat i bën në backstage.

Cllevio: Për zotin do të jesh budalla po nuk ia grabite famën. Prandaj i shava që të bëhem i famshëm.

REAGIMI I PLOTË I NOIZY-T: 

Noizy: Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane. Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment. Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj. Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok. I bëj thirrje shtetit që të mos ndikohet nga portalet me tituj sensacionalë në mediat sociale, si: Noizy i paprekshëm për Policinë, Noizy-n nuk e ndal dot as Policia. Këto portale nuk publikojnë informacione të bazuara në fakte dhe janë më të dëmshme se disa përdorues të TikTok-ut që synojnë vetëm klikime dhe vëmendje. Theksoj se nuk kam asgjë kundër shtetit apo Policisë i respektoj plotësisht këto institucione. Gjithmonë kam qenë dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjitha organet e shtetit në interes të drejtësisë dhe të vërtetës. Jam i gatshëm të paraqes versionin tim dhe faktet e vërteta të ngjarjes që ka ndodhur. Megjithatë nuk është e drejtë që të lëshohet një urdhër-arresti ndaj meje pa prova të bazuara dhe të vreifikuara, vetëm sepse dikush ka bërë një akuzë të pabazuar dhe për shkak të ndikimit të portaleve që nxisnin opinionin publik dhe shtetin në mënyrë të gabuar.

Ndërsa Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Madje, ka nxjerrë edhe bisedat që ka zhvilluar me babanë e këtij të fundit, ish-truprojën e Sali Berishës, Sali Lushajn. 

BISEDA ME SALI LUSHËN:

Sali Lushaj: Mirëmbrëma. A jeni mirë?
Medi Iseni: *i dërgon mesazh zanor
Sali Lushaj: Ka shkuar dhe Gani Geci aty, pa problem
Medi Iseni: *i dërgon mesazh zanor
Sali Lushaj: Jo nuk kam parë gjë mbrëmë. Shkojmë në Durrës, pa problem!
Medi Iseni: *i dërgon mesazh zanor
Sali Lushaj: Po i kontrolloj. Kur të duash i shkojmë në Durrës pa problem. Mbyllim çdo gjë. Ti në Shqipëri je si në shtëpinë tëndë kudo. Ikën ato gjëra. Vetëm Klevi kurrë s'ka për të mbyllur me ne sa të jem unë gjallë. Medi! Fola me Stresin. I thashë që Medi don me na taku. Po më tha, takohemi patjetër. Medi, ti po vjen me më taku mua, e je sikur të jesh duke takuar vëllezërit e ty. Sali Lush s'ka pre kurrë në besë dhe nuk ndodh sa të jem gjallë.

Më pas, Medi Iseni shkruan: E pyes këtë burrin e besës, a je i sigurtë të shkoj tek Arkimedi në koncert baca Sal, a jam në besë tëndë? Shihne çfarë më thotë është edhe Gani Geci aty. Krejt ky far rasti ka qenë i planifikuar nga familja Lushaj servilat e tij të Durrësit jeni dhe ju. Për nai lekë shitni edhe robin e juaj, s'keni besë as fe.

“Turp, babë 40 vjeç”/ Sherri me Medin, Noizy“Turp, babë 40 vjeç”/ Sherri me Medin, Noizy

MOMENTI ME VIDEO:


Po ashtu, është vetë, Iseni ai që ka nxjerrë pamjet e dhunës në club, sërish duke akuzuar Noizy-n dhe Stresin. Të dy këta personazhe të njohur të repit në Shqipëri, tashmë kanë një çështje të hapur nga Prokuroria e Pejës, e cila po heton gjithë çfarë ka ndodhur./ZËRI

Poll

MOS HUMB