Qytetërim

‘Obobobo çfarë më dëgjuan veshët’, plas sherri mes Diola Dostit dhe Anila Kalleshit

Sherri mes tyre ka nisur nga ironizimi që Kalleshi i ka bërë një interviste të Dostit

E.K
‘Obobobo çfarë më dëgjuan veshët’, plas
Diola Dosti dhe Anila Kalleshi

TIRANË- Ditë e re, sherr i ri mes VIP-ave shqiptarë! Këtë herë konflikti virtual ka për protagoniste dy gra që i kanë dedikuar praninë tyre në rrjetet sociale mirëqënies dhe jetës së shëndetshme. Është fjala për Diola Dostin dhe Anila Kalleshin.

Gjithçka ka nisur pas një interviste të Diolës, në të cilën është shprehur se personat që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kalleshi, e cila mendon se Diola e ka bërë këtë thjesht për viralitet sepse nuk ka bazë shkencore.

“Obobo çfarë më dëgjuan veshët e çfarë më panë sytë! Një “nutricioniste” po sugjeronte për të sëmurët kardiakë por edhe atyre që duan të parandalojnë sëmundjet kardiake, të konsumonin dhjamin e mishit. Thjesht për t’u bërë virale besoj, siç e bën gjithmonë, se nuk ka aspak sens edhe bazë shkencore”, shkruan Kalleshi.

‘Obobobo çfarë më dëgjuan veshët’, plas
Postimi i Kalleshit

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Diolës, e cila ka vendosur t’i përgjigjet publikisht Anilës me ironi. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo ka shkruar:

“Si quhen këto dietologet me shtatë grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë por vet kanë nevojë të shkojnë tek dietologia? Pyes për një fansen time”, pyet Diola, duke nënkuptuar se në fakt Anila është një fanse e saj.

‘Obobobo çfarë më dëgjuan veshët’, plas
Postimi i Dioles

Tashmë mbetet për t’u parë nëse konflikti mes tyre do të vijojë, apo ato e kanë realizuar qëllimin e tyre për të marrë vëmendje.

Poll

MOS HUMB