Qytetërim

Pas një viti Arbana rikthehet në ekran? Postimet e fundit që trazuan rrjetin

Prej më shumë se një viti, Arbana është larg ekranit, dhe është marrë me biznesin e saj në sektorin e ushqimit

E.K
Pas një viti Arbana rikthehet në ekran? Postimet e fundit që
Arbana Osmani

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani, ka ngritur dyshimet se do të rikthehet në ekran pas një shkëputjeje prej më shumë se një vjeçare.

Me anë të disa postimeve të fundit në rrjetet sociale, moderatorja ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të jetë në televizion.

“Duke xhiruar me më të mirin, Eduart Grishaj”, shkruan Arbana në një foto ku shfaqet partneri i saj në një studio televizive.

Pas një viti Arbana rikthehet në ekran? Postimet e fundit që

Më pas, moderatorja ka postuar edhe një tjetër foto, teksa duket në prehrin e saj një skaletë dhe dallohen po ashtu këmbët e saj dhe të ftuarës përballë.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, Arbana ka postuar edhe një tjetër foto të skenës, ku duket i gjithë publiku në sallë. Nuk dihet nëse skena në fjalë është pjesë e skenave të filmit të ri që po xhiron bashkëshorti i saj, megjithatë zërat kanë qenë të shumta për karrierën e Arbanës, ku nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë pjesë e ekranit në Kosovë.

Pas një viti Arbana rikthehet në ekran? Postimet e fundit qëPas një viti Arbana rikthehet në ekran? Postimet e fundit që

Dalja e fundit në ekran e Arbanës ishte në 2023-shin, me fundin e edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, dhe në mënyrë të beftë ajo u zëvendësua në këtë edicion nga ish-miku i saj Ledion Liço./ZËRI 

Poll

MOS HUMB