Qytetërim

Atalanta, skuadra që mbajti gjallë Bergamon, nga 'gjunjëzimi' gjatë pandemisë në krye të Evropës

E vetmja gjë që e mban Bergamon gjallë është krenaria e tij, Atalanta. Ekipi, simbol i qytetit i themeluar në vitin 1907.

E.K
Atalanta, skuadra që mbajti gjallë Bergamon, nga
Atalanta

Bergamo është një qytet punëtorësh dhe fermerësh në Lombardi, afër Milanit aristokratik. Në vitin 2020, ky qytet u gjend në syrin e ciklonit.  Në atë kohë, pandemia e Covid-19 shpërtheu në Evropë dhe natën e 19-20 Mars 2020, një kolonë kamionësh ushtarakë kalon në qendër të qytetit. Më shumë se 70 kamionë po transportojnë kufomat e njerëzve të goditur nga koronavirusi.

Fotografia bëri xhiron e botës. Është tronditëse. Bergamo është një qytet fantazmë dhe do të mbetet i tillë për një kohë të gjatë. E vetmja gjë që e mban Bergamon gjallë është krenaria e tij, Atalanta. Ekipi, simbol i qytetit i themeluar në vitin 1907.

Deri në mbrëmjen e 22 majit, Atalanta nuk pati ndonjë sukses të madh për të treguar. Por dje skuadra e qytetit që u godit si askush tjetër nga Covid-19 fitoi Europa League në Dublin. Deri atëherë, Atalanta kishte fituar vetëm një Coppa Italia në vitet '60. Ekipi i Gasperinit bëri që banorët e qytetit të harrojnë tragjedinë që përjetuan 4 vjet më parë.

Qyteti me 6000 të vdekur

6000 vdekje nga koronavirusi u regjistruan vetëm në zonën e tij. Në gazetën lokale kishte deri në 10 faqe nekrologji dhe njoftime për vdekje. Sirenat e ambulancës dëgjoheshin në të gjithë qytetin 24 orë në ditë.  Çdo familje kishte një të vdekur të vetin. Një i afërm, një person miqësor. Atalanta i mbajti të gjithë gjallë. Në Bergamo do të dëgjoni se diçka nuk shkon me këdo që jeton atje dhe mbështet një ekip tjetër përveç Atalantës. Të gjithë përqafojnë moton e saj: “Gjithmonë djersi fanellën”.

Çdo foshnjeje të porsalindur në qytet tani i jepet një fanellë Atalanta. Një nga fansat më të famshëm të Atalantës dhe themeluesi i Wild Honey Records, Franz Barcella, tha këtë për Atalantën dhe ndikimin e futbollit në jetën e njerëzve: “Futbolli mund të shërojë sëmundje. Futbolli mund të bëjë mrekulli. Bergamo u bë disi jo vetëm simboli i Italisë që nuk dorëzohet, por simboli i qëndrueshmërisë.'/ZËRI

Poll

MOS HUMB