
TIRANË- Egesta, ish e dashura e Meritonit ka reaguar pas rrëfimit të mbrëmshëm të babait të fëmijës së saj. Reagimi i saj i parë pas rrëfimit të moderatorit Meriton Mjekiqi, është bërë në rrjetet e saj sociale, ku postoi disa foto të djalit të tyre, Loarit. Por me një mesazh të koduar.
“Mos u shqetëso baby e vërteta gjithmonë fiton. Shumë shpejt!,”- ishte mbishkrimi i saj në foton e djalit të tyre, por pa dhënë detaje të tjera.
Meritoni ka tronditur me rrëfimin e tij gjatë mbrëmjes së djeshme për djalin, i cili vuan nga autizmi.
Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, Meritoni u shpreh se kauza e tij në Big Brother është pikërisht autizmi, duke shtuar se nëse do e fitonte çmimin e madh, gjysma do të shkonte për djalin e tij, gjysma për fëmijët e tjerë me autizëm. Por kërkoi që ai dhe ishi t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre./ZËRI