Qytetërim

Pasi i përmendi vajzën Julit, Egla shpërthen në lot: Do ju denoncoj në polici! Aktori: Ose unë, ose ti në këtë shtëpi

Prej dy ditësh, Egla i ka përmendur vazhdimisht vajzën Julit, ndërkohë që më pas është shfaqur e prekur

E.K
Pasi i përmendi vajzën Julit, Egla shpërthen në lot: Do ju
Egla Ceno

TIRANË- Mbrëmja e djeshme ka qenë e ndezur me debate të shumta në Big Brother, ndërsa tensionet për pak kanë eskaluar në përplasje fizike.

Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta.

Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.

Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk i ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë.

Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin.

“Jam e mbledhur, më duhet t’u denoncoj të dyve në polici. Të dy në polici e keni vendin, burrecër. Një grua nuk e meriton këtë, o ndyrsira. Keni ditë që më bini në qafë. Mendoje tek nëna jote, tek motra jote”, është shprehur Egla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ndërsa edhe Juli nuk është shfaqur aspak i qetë, duke lëshuar ultimatumin se në rast se do i përmendte dhe njëherë vajzën, njëri prej të dyve do të dilte nga shtëpia.

“Ose unë ose ti në këtë shtëpi”, u shpreh Juli.

 

Poll

MOS HUMB