
Lamin Yamal po kalon periudhën më të mirë të jetës së tij deri tani. Ylli i Spanjës ka qenë një nga ‘’peshat e rënda’’ të Luis de la Fuente në rrugën e Furia Roja për në Euro 2024, me paraqitjet e tij që me të drejtë i dhanë atij çmimin e lojtarit më të mirë të ri të turneut.
Lamine Yamal & Alex on vacation in Greece ???????? pic.twitter.com/XD4QDg5nFr
— Parfait (@FCBYamal17) July 19, 2024
Në të njëjtën kohë, UEFA e përfshiu atë në njëmbëdhjetëshen më të mirë të turneut, ndërsa goli i tij mahnitës në gjysmëfinale kundër Francës u votua si më i miri i turneut.
Lamine Yamal enjoying a well-deserved vacation in Greece. ????????????
— CentreGoals. (@centregoals) July 19, 2024
pic.twitter.com/XJ9d9D2aCJ
Pas sfidave të lodhshme të Euro 2024, Yamal ka vendosur të bëjë disa ditë pushime në Greqi. Siç shihet edhe nga fotot që ka postuar, ai kalon momente relaksi në Kos. Në disa pamje duket në shoqërinë e të dashurës së rij./ZËRI