Qytetërim

Pedro Pascal prezanton 'Gladiator 2'/ Motra e tij trans i 'vjedh' gjithë vëmendjen

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash.

k.m.
Pedro Pascal prezanton 'Gladiator 2'/ Motra e tij trans i
Pedro dhe Lux Pascal

BRITANI E MADHE- Motra transgjinore e Pedro Pascal, Lux, "vodhi" gjithë vëmendjen teksa shoqëronte vëllain e saj në premierën e "Gladiator 2" në Britaninë e Madhe. Aktori 49-vjeçar luan në vazhdimin si Marcus Acacius, një gjeneral romak i cili u trajnua nga personazhi i Russell Crowe, Maximus.

Pedro Pascal prezanton 'Gladiator 2'/ Motra e tij trans i
Lux Pascal

Motra 32-vjeçare e aktorit ishte pranë tij në premierën në Mbretërinë e Bashkuar, ku të dy treguan lidhjen e tyre të ngushtë duke pozuar për foto në tapetin e kuq. Pascal kishte veshur një këmishë të zezë me një dekolte shumë të thellë, pantallona dhe këpucë të zeza. Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash.

Pedro Pascal prezanton 'Gladiator 2'/ Motra e tij trans i
Pedro dhe Lux Pascal

Ashtu si vëllai i saj, edhe Lux është aktore. Ajo u diplomua në Juilliard në vitin 2023 dhe është shfaqur në filmat "Princi", "Heronjtë e padukshëm" dhe serialin dramatik kilian "Los 80". Në vitin 2021, ajo zbuloi publikisht se është transgjinore, kur u shfaq në kopertinën e revistës kiliane 'Ya'.

Pedro Pascal prezanton 'Gladiator 2'/ Motra e tij trans i
Pedro dhe Lux Pascal

Lux tha se Pascal luajti një “rol të rëndësishëm” në këtë rrugëtim të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB