Qytetërim

Për herë të parë! Në Kishën Ortodokse mbahet mesha për viktimat e gjenocidit të Çamërisë

Përshpirtja u realizua për Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, Ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

k.m.
Për herë të parë! Në Kishën Ortodokse mbahet mesha
Pamje nga mesha

TIRANË- Për herë të parë, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mbajt një meshë përshpirtjeje në kujtim të gjithë shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë që u vranë më 1944. Në prani të dhjetra besimtarëve, në Kishën Orthodhokse "Metamorfoza" (Shën Sotiri) përkujtoi të vrarët. 

Përshpirtja u realizua për Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, Ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

MOMENTI ME VIDEO: 


Meshtari i kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen (lutje për të përkujtuar të vdekurit) në kujtim të emrave të tyre. Kjo ishte hera e parë që në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kryhet një përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB